Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vodhën në lokacione të ndryshme të Prishtinës, arrestohen dy të dyshuar

Gazeta10
08 Janar 2026 - 18:05

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar, P.G., 36 vjeç dhe B.K., 28 vjeç.

“ Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.