Gazeta10

Vogel: Tri palët janë fajtore për ngecjen e dialogut, Brukseli e menaxhon keq procesin prej vitesh

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk po shënon sukses që shumë vite, pasi, sipas tij, përqendrimi është zhvendosur nga arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim, në menaxhim të krizave, që veçmas shpërthyen vitin e kaluar.

Fajin për ngecjen në dialog, ai ua vesh të tria palëve.

“Pengesa kryesore vjen nga Serbia”, pohon Vogel, sipas të cilit Beogradi “nuk dëshiron normalizim, sepse përfiton nga situata aktuale” e pasigurisë.

Por, as Kosova, sipas Vogelit, nuk është e interesuar për procesin e dialogut, sepse e di që rruga e saj evropiane “do të jetë e mbyllur për shumë vjet”, pasi normalizimi është vendosur kusht për integrimin evropian për të dyja vendet.

“Të dyja palët nuk janë të interesuara për zgjidhje, tash për tash”, thotë Vogel për REL.

E, sa i përket BE-së, Vogel konsideron se Brukseli për vite të tëra e ka “keqmenaxhuar” procesin e dialogut.

Sipas Vogelit, ngjarjet në maj, por edhe sulmi në shtator, duhej të ishin “zile zgjimi” në BE, për ndryshimin e qasjes në dialog.

Vogel thotë se, edhe pas Banjskës, Serbia ka vazhduar të mos përballet me presion, të paktën jo publikisht nga BE-ja, ndërkaq ndaj Kosovës ende janë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura për shkak të tensioneve në veri.

Në rundin e fundit të dialogut, më 26 qershor, ndonëse ishte paralajmëruar një takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, për të biseduar për Marrëveshjen e Ohrit, BE-ja tha se kryeministri kosovar refuzoi të ulet në një tavolinë me presidentin serb, si dhe vendosi tri kushte për angazhimin e mëtejmë në proces.

Vogel nuk e cilëson paktin e vitit të kaluar si marrëveshje, për shkak se, siç thotë ai, në letrën e Bërnabiqit, Serbia e pranoi se nuk do të pajtohet me atë që nënkupton njohje de facto të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. E kuptimi i normalizimit, sipas tij, është njohja.

Edhe BE-ja tha më 1 korrik se “konsekuenca logjike e normalizimit do të ishte njohja”. Ky qëndrim i BE-së, për Vogelin, është sinjal se blloku “e ka pranuar se dialogu nuk po jep rezultate”.

Kushtet e vendosura nga Kurti, Vogel i sheh si të arsyeshme dhe i cilëson si parimore, por thotë se ai është dashur t’i bëjë ato publike para se palët të shkonin në Bruksel.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur