Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vokrri beson se Drita dhe “Intelektualët” duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët

Gazeta10
28 April 2024 - 23:23

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë javë në ekranet tuaja për të trajtuar tema të ndryshme, gjersa kësaj here do t’ia kushtojmë kohën ngjarjeve të fundit te Drita.

Në studio është i pranishëm edhe Gramoz Vokrri, i cili tha se dy taboret duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Drita dhe ‘Intelektualët’ duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët mes vete. Duhet t’i qetësojnë gjakrat e të bashkëpunojnë për të mirën e klubit. Asnjëra pa tjetrën nuk mund të bëj.” – tha ai.

Ai tutje pati disa fjalë edhe për organizimin e Dritës si klub.

“Me ardhjen e investitorëve në klub, Drita është bërë klubi më i organizuar në Kosovë, duke qenë në vijë në të gjitha aspektet” – përfundoi ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.