Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vokrri pasi u emërua zëvendësministër: Nder për mua t’i shërbej vendit

Gazeta10
01 October 2022 - 23:55

Arbër Vokrri ka thënë se është nder për të t’i shërbej vendit nga pozita e zëvendësministrit, raporton Gazeta10.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak minutash e emëroi atë në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Vokrri ka thënë se ndihet i privilegjuar që është pjesë e këtij kabineti me mbështetje kaq të madhe popullore.

Tutje, Vokrri ka thënë se do të jetë i hapur për sygjerime, këshilla e kritika.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, sot më emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Do të jetë nder për mua që t’i shërbej vendit tonë edhe më sistematikisht në këtë sferë të rëndësishme të organizimit shtetnor e me të cilën jam i familjarizuar përmes mandateve të fituara dhe ushtruara pas dy palë zgjedhjeve të fundit lokale.

Kjo datë koincidon me 25 vjetorin e bashkëpunimit të parë politik me Kryeministrin e tashëm – liderin studentor të atëhershëm. Ndihem i privilegjuar që të jem pjesë e një kabineti qeveritar me mbështetje kaq të gjerë popullore dhe njëkohësisht jam i vetëdijshëm për pritshmërinë poashtu të lartë të qytetarëve për një qeverisje efikase. Andaj ju siguroj që sikur deri më tani, edhe tash e tutje do të jem i hapur për sygjerimet, këshillat dhe kritikat tuaja.

Përultësisht,

A.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.