Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për Kosovën

Gazeta10
10 November 2022 - 16:55

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës, pas raportimeve se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian , është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhëshëm, bashkë me sistemin ETIAS.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.