
Ditën e djeshme u mor edhe një vendim tjetër i rëndësishëm sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Komiteti për Drejtësi dhe Liri Civile i Parlamentit Evropian (LIBE), më 48 vota për, shtatë kundër dhe tri abstenime, votoi pro një çështje të tillë.
Kosova po i afrohet edhe më shumë udhëtimit pa viza, derisa pas vendimit të sotëm, teksti i liberalizimit duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
E ky votim siç duket do të ndodhë në fund të muajit mars ose në mes të prillit.
Më 29-30 mars ose në seancën e 17-20 prillit, Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Përmes një përgjigjeje me e-mail, kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.Kujtojmë se kosovarët pritet të udhëtojnë pa viza, më së largu më 1 janar 2024./Gazeta10