Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Voziti nën masën mbrojtëse, shoferit i hiqet patenta dhe i konfiskohet përkohësisht vetura

Gazeta10
06 Prill 2024 - 17:10

Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur në një shofer i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj, ka bërë të ditur policia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.