Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavë

Gazeta10
24 February 2024 - 7:48

Vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu kohëpaskohe pritet të ketë gjatë kësaj fundjave. Temperaturat do të shkojnë deri në 15C, sipas “Mendimi për motin”.

Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vransira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C.

“Vransirat mbeten dominante edhe ditën e shtunë mbi vend, që kohëpaskohe shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit, por deri në mbrëmje mund të shtrihen edhe në pjesë tjera. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore 5-9m/s, nga Dukagjini edhe jugperëndimore me hove mbi 15m/s. Temepraturat minimale zbresin në 5C e 7C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C.

Me vransira parashihet moti edhe ditëne diel, me mundësi për riga lokale shiu. Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell dhe vransira të ndryshueshme, por se nuk priten mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale deri në 15C e 16C”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.