
Avokati Zahir Hamza ka thënë se në aspektin juridik ekzistojnë raste aktive që paraqesin rrezik të ngjashëm me rastin tragjik në Pejë, ku mbeti e vrarë Arlinda Zekaj.
I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Hamza ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të jetë më vigjilente ndaj rasteve të tilla, duke i identifikuar dhe trajtuar me kohë për të parandaluar ngjarje të rënda.
“Edhe në aspektin juridik mund të themi se kemi raste aktive që paraqesin rrezik të këtij lloji. Besoj se Policia duhet të jetë vigjilente, t’i evidentojë këto raste dhe të ndërmarrë masa për parandalimin e tyre”, ka deklaruar Hamza.