
Avokati Fitim Klinaku, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka shprehur keqardhje për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si tragjik dhe tepër të ndjeshëm.
Klinaku ka theksuar se ky nuk është rasti i parë i vrasjes brenda familjes, ndërsa ka shprehur shpresën që një tragjedi e tillë të mos përsëritet më.
“Shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur. Është rast tragjik dhe tepër i ndjeshëm, por nuk është rasti i fundit që kemi vrasje në familje. Uroj të jetë rasti i fundit dhe të shërbejë si thirrje për reflektim të institucioneve, që në të ardhmen të mos kemi pasoja dhe raste të tilla”, ka deklaruar Klinaku në emisionin “Gazeta” të Kanal10.