Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja e gruas shtatzënë, Kadriu: Zgjohu ti kryeministër, neve edhe ashtu s’po na nxen gjumi ma

Gazeta10
01 December 2022 - 13:16

Aktivistja Aulonë Kadriu ka reaguar lidhur me deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vrasjen e Hamide Magashit mbrëmë në oborrin e Gjinikologjisë në  QKUK, raporton Gazeta10.

Në reagimin e tij, Kurti ndër të tjera ka thënë se zgjimi shoqëror është i vonshëm dhe po zgjat shkurt. Më tej, ai ka kritikuar edhe numrin e mbajtjes së protestave duke aluduar në mungesën e efikasitetit të tyre.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar aktivistja Kadriu duke thënë se protestuesit kanë qëndruar deri në 7 orë para qeverisë në njërën nga protestat, por ai nuk kishte dalur nga para tyre.

Kadriu ka përmendur disa raste kur pushtetit nuk ka qenë efikas në punën e tyre, duke u shprehur se nuk i ka dalur gjumi.

Më tej, ajo ka thënë se pushteti është duke fjetur sepse gratë janë duke qëndruar zgjuar duke u detyruar të luftojnë përherë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit”.

Po Kryeministër, po vijmë nëpër stacione të policisë po punojmë. Po vijmë nëpër ministri. Ose, që t’përshtatet, dalim rujmë natën nëpër oborre t’spitaleve. Ose, grave që kanë urdhër-mbrojtje na ua blejmë jelekët antiplumb. Ose, të dënuarve që enden të lirë, u bajmë roje dhe ngajmë me i nxanë. Kur protestueset nejtën 7 orë para qeverisë, tu t’thirrë me dalë, ti s’i dole popullit. Kur populli t’i mbushi sheshet tu thanë “shteti i ka durtë me gjak”, as atëherë nuk u doli gjumi. Nuk vyn populli me u çu araz hiç; se vrasësit po sigurohen mos me na lanë me flejtë, po t’zgjut, sytë duq, gjith.

Jo, se po fleni. Ju po fleni. Se gratë (që janë popull) po rrijnë çutë e po luftojnë përditë, se ju, jeni n’gjumë. Ah, sikur t’kishim mujtë me e ba nji natë me gjumë, pa u dridhë prej tute që ajo natë ka me qenë e fundit. Pra, zgjohu ti, kryeministër. Neve edhe ashtu s’po na nxen gjumi ma. Zgjohu, kryeministër”, ka shkruar Kadriu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.