Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasja e gruas shtatzënë mbrëmë, shefi i BE-së në Kosovë: Jam i tmerruar

Gazeta10
01 December 2022 - 11:57

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyug, ka thënë se është i tmerruar lidhur me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë mbrëmë një Prishtinë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Më tej, Szunyug ka thënë se kjo është e papranueshme.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij si dhe ka dhënë mbështetjen e plotë për marshet e organizuara sot nga organizatat joqeveritare në vend.

Këtu keni postimin e plotë:

“Jam tmerruar nga vrasja e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur mbrëmë. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër #VAË. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.