Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vrasja e Hamide Magashit, shkarkohen 4 zyrtarë policorë (VIDEO)

Gazeta10
03 December 2022 - 19:02

Raporti:Arbenita Ilazi

Komandantit i Stacionit policor të Lipjanit, një rreshter dhe dy hetues janë shkarkuar pas dyshimeve për keqpërdorim të pozitës në rastin e Hamide Magashit, e cili u vra ditë më parë nga bashkëshorti i saj. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ka dyshime të bazuara për “Falsifikim të dokumentit zyrtar” në rastin e Magashit.

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna, pas dyshimeve se të njëjtit kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë falsifikuar dokumente në rastin e Hamide Magashit, e cila ditë më parë u vra nga bashkëshorti i saj.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e  Komandantit të Stacionit policor të Lipjanit, një rreshteri dhe dy hetuesve lidhur me rrjedhën e ngjarjeve që kanë të bëjnë me vrasjen e 35-vjeçares.

Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri te dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Ndërsa, shkarkimin e tyre e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sapo jam njoftuar se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka dyshime të bazuara për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.  Me këtë rast, IPK ka rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Lipjan ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës është zbatuar ky rekomandim. Po ashtu, të gjeturat e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal.

Nga shoqëria civile kanë kritikuar ekzekutivin se nuk po merr veprimet e nevojshme për parandalimin e vrasjeve.

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij, Hamide Magashit, Sokol Halili ka kryer vetëvrasje të premten.

Policia negocioi dorëzimin e tij, por Halili refuzoi ta bënte një gjë të tillë. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.