
Raporti Gresa Bardhecaj /Kanal10
Të enjten para turpit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj në rastin e Marigona Osmanit kanë dëshmuar mjeku i i cili e ka pranuar në spital viktimën dhe eksperti i mjekësisë ligjore i cili ka bërë raportin e autopsisë. Në raport është theksuar se vdekja e Marigona Osmanit ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumta, shokut hemorragjik, asfiksisë mekanike si dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. Të akuzuar për vrasjen e 18 vjeçares janë, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, shkruan Kanal10.
Në trupin e viktimës Marigona Osmani është gjetur analgjetik për trajtimin e dhimbjeve dhe në gjakun e saj është gjetur një lloj droge, ka konstatuar raporti i autopsisë i realizuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Këto të dhëna i ka prezantuar eksperti i mjekësisë ligjore Naim Haliti gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Të pranishëm në këtë seancë, kanë qenë dy të akuzuarit për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Ndër të tjera, raporti thekson se vdekja e Marigona Osmanit ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumta, shokut hemorragjik, asfiksisë mekanike dhe traumatike si dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Sipas raportit të prezantuar, në trupin e Marigona Osmanit janë identifikuar më shumë se 12 thyerje të eshtrave.
Kurse, lidhur me dyshimet për dhunim seksual, eksperti Haliti ka thënë se për këtë nuk mund të paragjykojë, pasi për analiza të tilla nuk kanë laborator.
Në seancë ka dëshmuar edhe specialisti i mjekësisë emergjente Burim Maloku, i cili ka thënë se pasi kishin vënë re se viktima ishte pa shenja jete, kishte dalë të kërkonte dy djemtë të cilët e kishin sjellë.
Në mungesë të dëshmitarit Besart Mani, punëtorit të kompanisë së sigurimeve të kamerave që gjendeshin në banesën e të akuzuarit Dardan Krivaqa, seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, akuzohen nga prokuroria për vrasjen e 18 -vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit të kaluar në Ferizaj.