Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në Mitrovicë, Policia ende s’e ka identifikuar dorasin – në vendngjarje u gjetën gjashtë gëzhoja

Gazeta10
21 Shtator 2024 - 8:55

Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar personin që vrau dje një 45-vjecar në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, derisa hetimet po vazhdojnë.

VRASJE-Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar  6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.