
Zyrtarë Policorë ende po vazhdojnë të qëndron në vendin e ngjarjes ku një person u gjet i vrarë sonte rreth orës 20:00.
Teksa siç ka njoftuar gazetarja e Kanal10, Afërdita Lukaj deri në orën 20:41, trupi i pajetë i viktimës kishte qëndruar aty për t’i bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga Mjekësia Ligjore.
“Trupi i viktimës ka qëndruar për disa orë në vendin ku u gjet i vrarë për t’i kryer Policia të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pak më larg nga këtu, rreth 2km më larg, afër Lagjes së Spitalit është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se është djegur nga persona të implikuar në këtë rast.”, njoftoi tutje gazetarja Lukaj live nga vendi ku ndodhi krimi.
Ajo ka shtuar se ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri te kjo vrasje.
Gazeta10 do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.