Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vrasje e rëndë në tentativë”, policia jep detaje për mjetin e dyshimtë në rrugën “B”

Gazeta10
18 February 2024 - 10:16

Të shtunën mbrëma rruga “B” është bllokuar nga policia për qarkullimin, pasi kishte pranuar informatë se aty gjendet një mjet shpërthyes.

Policia ka njoftuar se viktima kishte raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.

Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Rasti nga policia është cilësuar “vrasje e rëndë në tentativë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.