Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vrasje në Bulqizë: I riu vritet me kaçavidë duke u munduar ta shpëtojë djalin e xhaxhit nga autori i krimit

Gazeta10
15 August 2023 - 13:41

Një vrasje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës ku një 26-vjeçari Dritan Manjani është goditur me kaçavidë  dhe nga lëndimet ë marra ka humbur jetën në spital.

Autori Dorjan Mema është arrestuar nga policia dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës.

Një ditë më parë Mema është konfliktuar me fqinjin e tij. Ata kanë qënë së bashku në kafe dhe konflikti ka nisur aty.

Më pas a Mema ka shkuar në shtëpinë e fqinjit me kaçavidë në dorë për t’u sqaruar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në përpjekje për të ndalur sulmin, viktima Dritan Manjani i ka dalë përpara autorit, i cili po shkonte të qëllonte djalin e xhaxhit të Manjanit.

Për pasojë, autori Mema ka goditur për vdekje me kaçavidë 26-vjeçarin në sy të nënës së tij.

Një fqinj tregoi se ishte në kafe me viktimën pak para se të ndodhte ngjarja. Ai tha se ishte në një tavolinë me 26-vjeçarin Dritan Manjani dhe më pas ishte larguar. Po në atë lokal kishte qenë edhe autori Dorjan Mema, që sipas qytetarit nga aty ka nisur konflikti që shkoi deri në vrasje.

“Kam qenë në vendngjarje pa ndodh sherri. Ishin duke ngrënë e pirë 5 veta. Ne pimë kafe me të ndjerin që vdiq. Pimë kafe dhe u largova. I lashë duke pirë, ishin bashkë, 5 vetë, përfshirë edhe këtë që kanë vrarë viktimën. Unë dhe viktima ishim në atë lokal me një tavolinë tjetër. Ne pimë kafe, unë u largova. Viktima ishte aty me ata. Po rrinte veçantë, nuk u bashkua me ata. Aty ka nis konflikti. Kanë ardhur në orën 12 e 30, ka qenë duke ngrënë bukë viktima. Kanë ardhur jashtë dhe i kanë rënë borisë, aty e kanë plagosur”, thotë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.