Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasje në një familje rahoveciane në Gjermani: Burri vret bashkëshorten dhe e thërret djalin në telefon i thotë “të vrava nënën”

Gazeta10
21 March 2025 - 13:38

Të mërkurën, një vrasje ka ndodhur në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti janë nga qyteti i Rahovecit por jetonin në Gjermani.

Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.
Reporteri ka mësuar se çifti janë nga qyteti i Rahovecit. Inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N, ndërsa të viktimës L.N.

Sipas mediave në Gjermani të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, dorasi kishte thirrur në telefon djalin e tij dhe i kishte thënë se ‘ta vrava nënën’. Më pas djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet tjera emergjente kishte shkuar në vendngjarje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.