Një person i moshës rreth 50-vjeçare është vrarë sot pasdite në Tiranë.
Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për tregti të drogës, raporton A2 CNN.
“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç”, tha policia.
Identifikimi i autorit të dyshuar është bërë, ndërsa janë duke u bërë përpjekje që ai të arrestohet.