
Raporti:Artina Breznica
Njohës të fushës së sigurisë janë shprehur të shqetësuar në lidhje me numrin e madh të vrasjeve dhe tentim vrasjeve në Kosovë. Ata thonë se armbëmbajtja pa leje po e rritë pasigurinë dhe numrin e vrasjeve. Derisa, të njëjtit shprehen se nuk duhet të paragjykohet në lidhje me plagosjen e djeshme të dy të rinjëve në Shtërpcë, pa u ditur motivet.
Vit pas viti numër i madh i vrasjeve dhe tentim vrasjeve raportohen në Kosovë.
Rasti i fundit u raportua të premten në Shtërpcë, ku u plagosën dy të rinjë.
Numrin e madh të vrasjeve e tentim vrasjeve, eksperti i sigurisë, Avni Islami po e lidh me numrin e madh të armëve pa leje që gjenden në duart e qytetarëve.
Sipas tij, armëmbajtja pa leje, e rritë pasigurinë.
Islami ka folur edhe për plagosjen e djeshme në Shtërpcë, derisa ka thënë se derisa nuk dihen motivet, nuk duhet të paragjykohet.
Edhe avokati Skender Musa ka thënë se armbajtja pa leje ndikon në numrin e madh të vrasjeve në vend.
Ai ka deklaruar se institucionet e sigurisë duhet të tregohen më efikase në sekuestrimin dhe konfiskimin e këtyre armëve.
Për çdo vit Policia e Kosovës konfiskon mijëra armë pa leje të llojeve të ndryshme. / Kanal10