Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vuçeviq: Policët e Kosovës në Leposaviq u zëvendësuan me ndihmën e KFOR-it

Gazeta10
25 December 2022 - 13:17

Dje në orët e pasdites, policët që ishin stacionuar në veri të Kosovës që kur serbët vendosën barrikada nëpër rrugë, u zëvendësuan me të tjerë – hera e për më shumë se dy javë.

Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke thënë se Policia e Kosovës ka hyrë mbrëmë në Leposaviq dhe me ndihmën e KFOR-it ka ndërruar personelin në stacionin policor të Leposaviqit.

“Në Leposaviq ka ndodhur një zëvendësim i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ekipi që më parë ishte nën kontrollin e Prishtinës është zëvendësuar me njerëz të rinj. Ka pasur një ndryshim të njerëzve dhe ata kanë ardhur me mbështetjen e transportuesve të KFOR-it. Kjo ishte konfirmuar edhe nga KFOR-i. Nuk është një fakt që është i këndshëm për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha Vuçeviq për televizionin serb “Prva”.

Vuçeviq ka deklaruar se sot në mëngjes ka marrë informatën se “një pjesë e policisë speciale është transferuar nga baza e Ferizajt në Mitrovicë” dhe se bëhet fjalë për një grup prej 35 policësh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.