Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vuçiq akuzon Kurtin: Po e zvarrit qëllimshëm takimin në Bruksel, po blenë kohë për kërcënimet

Gazeta10
29 August 2023 - 23:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëllimisht është duke e zvarritur takimin e Brukselit.

Vuçiq ka thënë se kryeministri Kurti po blenë kohë për kërcënimet, teksa vetë ka folur negativisht për ndermjetësuesit perëndimorë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më kanë ofruar një datë për të shkuar në Bruksel, por jo… Kurti ka gjëra më të mira për të bërë, sepse po blen kohë për të zbatuar kërcënimet e tij, jam i sigurt për këtë”, tha Vuçiq, ka raportuar portali në gjuhën serbe kosovo-online.

“Ka shumë njerëz në vendin tonë që në çdo mënyrë do të dëshironin që Serbia të mos mund të udhëheqë politikën e saj dhe të gëzojë faktin se Serbia nuk mund ta udhëheqë politikën e saj. Thjesht, mendoj se në fund të fundit është se ne duhet të vazhdojmë të marrim vendime në mënyrë të pavarur. Të dimë se çfarë po bëjmë në rrugën evropiane, por të mbrojmë vendin tonë”, është përgjigjur Vuçiq për pyetjen e gazetarëve për takimin e nesërm me kongresmenin amerikan Michael Turner dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.