
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar të gjitha vizitat e tij jashtë vendit për shkak se nesër do të flas për Kosovë, raporton Gazeta10.
Ai do të dorëzojë një raport të diskutimeve me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës të cilët kanë paralajmëruar tërheqjen nga të gjitha institucionet e vendit.
“Qeveria e Serbisë nesër do të mbajë një seancë ku presidenti Aleksander Vuçic do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Prishtinës për shkak të lëvizjeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti”, raporton Radio Televizioni i Serbisë.
Ai ka anuluar të gjitha vizitat jashtë vendit dhe për këtë edhe i ka kërkuar falje presidentit egjiptial Abdel Fattah el-Sisi për mospjesëmarrjen e tij në një takim të madh ku do të marrin pjesë edhe lidërët e tjerë botëror.
“Vuçiç anuloi të gjitha vizitat jashtë vendit dhe i kërkoi falje presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi për anulimin e pjesëmarrjes së tij në takimin e madh COP 27, i cili është mbajtur në Sharm el-Sheikh që nga 7 nëntori ku do të marrin pjesë të gjithë liderët botërorë, nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Mohammed bin Zayed e të tjerë”. / Gazeta10