
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar vizitat jashtë vendit duke thënë se Kosova ka planifikuar konflikte, raporton Gazeta10.
Ai ka anuluar vizitat në Egjip si dhe në Katar për shkak të siç ka thënë ai situatës në vend.
“Presidenti kujtoi se ka anuluar vizitën në Egjipt dhe shtoi se ka anuluar edhe vizitën në Katar dhe se nuk mund të shkojë në hapjen e kampionatit të futbollit apo të ndjekë ndeshjet e kombëtares sonë për shkak të situatës në vend”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10
Tutje, ai ka thënë se reagimet aktuale të Kosovës tregojnë se Kosova ka kërkuar incidente dhe konflikte në veri.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se reagimet e Prishtinës tregojnë se kanë planifikuar dhe kërkuar incidente dhe konflikte në veri të Kosovës dhe Metohisë, si dhe poshtërim të popullit serb”
Ai ka thënë se do të flas më shumë rreth përpjekjeve të Kurtit për zëvendësimin e serbëve të dorëhequr si dhe shpalljen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit.
“I pyetur nga një gazetar se si e komenton faktin që Kurti shpalli zëvendësimin e serbëve të dorëhequr dhe shpalljen e zgjedhjeve në katër komuna serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë, Vuçiq tha se do të flasë më shumë për këtë temë në fundjavë”. / Gazeta10