Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Do të votojmë kundër Kosovës në KiE

Gazeta10
24 April 2023 - 14:21

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto komente ai i bëri gjatë një paraqitje për media pas zgjedhjeve të djeshme në katër komunat në veri të Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Gazeta10.

“Mos na gënjeni dhe mos na mashtroni më, vetëm kaq kam për t’ju ​​thënë, atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme, jo siç është shkruar apo ashtu siç jemi marrë vesh”, shtoi ai.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në rend dite të takimit të sotëm të Këshillit ministror të kësaj organizate.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.