Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq i nervozuar pas takimit, fajëson Kurtin për bllokimin e Asociacionit

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 14:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i quajti pa sukses bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy udhëheqësit u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”,tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetarë se cili ishte propozimi i BE-së, ai tha se, para së gjithash, flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit… Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”, tha presidenti Vuçiq. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shtator 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.