Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Macronit ia solla dokumentet për targat dhe e pyeta a shkruan KS apo RKS

Gazeta10
10 November 2022 - 17:24

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në konferencën për media ka treguar se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron ka folur edhe për çështjen e targave, transmeton Gazeta10.

Vucic ka thënë se ka marrë me vete dokumente të cilat ia ka treguar presidentit të Francës.

“Ia kam treguar ato Macronit. Ja president, ja ku i ke. A thuhet KS apo RKS. Unë vetëm këtë po kërkoj, por ata s’duan që ta realizojnë sepse e kanë anuluar në mënyrë të njëanshme në vitin 2020. Ne vetëm këtë po e kërkojmë, atë çfarë është e shkruar. Asgjë më shumë”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.