
Arjeta Fejza, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Info10 ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit në Maqedoni dhe reagimet e Serbisë ndaj fjalimit të tij.
Sipas saj, Vuçiq duke nisur nga ëndërrat e dështuara për Serbinë e madhe tani projekton gjithëçka si të tillë, raporton Gazeta10.
“Nëse e dëgjojmë me vëmendje fjalimin e kryeministrit Kurti, mund të shihet qartë se ai është duke biseduar për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi ne me shtetin fqinjë përmend faktin se si është një nga vendet e para që e ka njohur pavarsinë e Kosovës, unë besoj që Vuçiqi duke u nisur nga vetja dhe ëndrrat e dështuara për Serbinë e madhe, tani projekton gjithëçka që sheh si të tillë, ndërkohë që vizita e Kurtit atje ka qenë plotësisht e natyrshme”, tha ajo në Info10.