
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se shpreh keqardhjen për policin e vrarë, raporton Gazeta10.
Ai tutje ka fajësuar kryeministrin Kurti për situatën në veri duke thënë se është bërë një sulm brutal ndaj serbëve.
“Tre serb të Kosovës janë vrarë, dy prej tyre me snajper, raportohet që edhe i katerti ka vdekur”, tha Vuçiq.
Ai tha se kanë inqizime se si qeshet policia e Kosovës se si nuk ndihmohen të plagosurit.
“Ata kanë përdorur snajper dhe kanë sulmuar edhe në shtëpi private”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka mohuar që sulmuesit të jenë pjesë e Wagnerit apo grupeve tjera. /Gazeta10/