Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Nëse guxojnë të persekutojnë dhe vrasin serbët, Serbia do të fitojë

Gazeta10
31 Korrik 2022 - 23:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë me pothuajse deklarimin e njejtë të cilin e ka thënë gjatë ditës, shkruan Gazeta10.

Duke komentuar zhvillimet e fundit pas destabilizimit në veri të Kosovës, Vuçiq ka paralajmëruar fitore të Serbisë nëse persekutohen e vriten serbët.

“Nëse guxojnë të persekutojnë dhe vrasin serbët, Serbia do të fitojë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Përndryshe, zhvillimet e fundit destabilizuese në veriun e Kosovës po vijnë pasi Kosova ka vendosur reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimat.

Para pak orësh, serbët lokal në veri të vendit kanë filluar t’i bllokojnë rrugët me kamionë teksa për këto zhvillime ka pasur një seri reagimesh vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.