Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Nuk do të lejojmë Kosovën të bëhet pjesë e OKB-së

Gazeta10
19 September 2022 - 17:30

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Nuk mund të pranojmë që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, tha Vuçiq nga New York në një deklaratë për televizionin serb Pink.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse pranon edhe nëse nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Nëse pranojmë, nuk do të mund të na nxirrni kurrë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, do të jemi të izoluar. Çdo gjë ka pasojat e veta”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Më tej, ai ka thënë se gjatë vizitës së Emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, atij i është ofruar një dokument të cilin ai refuzoi ta pranojë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.