Gazeta10

Vuçiq pas kthimit nga Brukseli: Macron më tha t’i nënshkruaj tri letra, Kroacia kërkoi sanksione ndaj Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk deshi të flasë shumë për detajet e bisedimeve në Bruksel, por përmendi diçka nga ajo që u diskutua.

Atij ia kanë hapur temën e sulmit në Banjskë, dhe një version të tij të shkëputur të bisedës me liderët europianë ai e tregoi në një paraqitje televizive këtë mëngjes

Vuçiq tha se i është thënë se në Banjskë është vrarë polici i Kosovës, ndërsa ai ka reaguar për të thënë “jo, katër”.

“Ata ende thonë një, unë them katër, këto janë gjërat për të cilat duhet të reagosh, dhe ne pak a shumë kemi mësuar gjithçka tjetër”, tha Vuçiq në TV Prva.

Ai tha se në një moment, presidenti i Francës i kërkoi të nënshkruante diçka, por që kishte refuzuar.

“Isha ulur përballë të gjithëve, gjashtë prej tyre, dhe Macron më tha t’i nënshkruaj tri letra. Unë jam ulur vetëm dhe duhet të përballem me ata që e di se janë më të mëdhenj dhe më të fortë, numëroj sa më të mëdhenj dhe më të fortë janë, por gjithsesi – Kushtetutën e kam, nuk dua ta nënshkruaj, por çfarë të dua, e kam Kushtetutën që jam betuar, që e dua dhe e respektoj”, tha Vuçiq.

Në Bruksel, Vuçiq tha se s’u diskutua ndëshkimi i Serbisë.

 “Meqenëse nuk e pranuan se ishte akt terrorist, kërkuan që të dënohej sulmi ndaj policisë së Kosovës nga një grup paramilitar i mbështetur nga autoritetet serbe. Fqinjtë donin ta fusnin atë, por nuk kaloi”. tha Vuçiq.

Ndëshkimin e Serbisë e kishin kërkuar paraprakisht Shqipëria dhe Kroacia, përveç Kosovës, por Vuçiq kujtoi se shteti i udhëhequr nga Edi Rama nuk është në Këshillin Europian.

“Kroacia kërkoi nga BE-ja që të vendosë sanksione ndaj Serbisë për shkak të Banjskës”, tha Vuçiq.

“Nuk kam pse të them, të gjithë dinë gjithçka”, tha ai.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa