Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Gazeta10
16 Prill 2024 - 18:18

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se biseda me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë për Kosovën.

“Vështirë për gjithçka, me të vërtetë e vështirë. Situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Gjithmonë kam nevojë për një ose dy ditë për të menduar se çfarë do të thosha dhe çfarë mund të bëjmë,” tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një turneu në Panairin e Biznesit në Mostar.

Ndryshe, emisari Lajçak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.