Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar qeverinë e re, shkruan Gazeta10.
Në qeverinë e re të udhëhequr nga Vuçiq Ministrinë e Punëve të Jashtme do të udhëheq, Ivica Daçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se SNS ka bërë shumë për Serbinë.
“Vuçiq prezantoi qeverinë e re: Daçiq do të ketë Ministrinë e Jashtme, Vuçeviq Ministrinë e Mbrojtjes. Presidenti theksoi se SNS, që nga viti 2012, kur mori pushtetin, ka ndryshuar Serbinë dhe ka bërë shumë për vendin”, shkruan Tajug, transmeton Gazeta10.
Kryesia e Partisë Progresive Serbe (SNS) ka pranuar sot propozimin e kandidates për përbërjen e qeverisë së re, Ana Brnabiq, njoftoi sot lideri i partisë Aleksandar Vuçiq.
Ky është kabineti i ri qeveritar:
Ana Brnabiq, kryeministre
Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministër
Millosh Vuçeviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes
Siniša Mali, zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave
Tomislav Momiroviq, Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme
Ministër i Ekonomisë Rade Basta
Jelena Tanaskovic, Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
Irena Vujovic, Ministre për Mbrojtjen e Mjedisit
Goran Vesiq, Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
Dubravka Negre, Ministre e Minierave dhe Energjisë
Maja Popoviq, Ministre e Drejtësisë
Aleksandar Martinoviq, Ministër për Administratë dhe Vetëqeverisje Lokale
Tomislav Žigmanov, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social
Bratislav Gashiq, ministër i Punëve të Brendshme
Tanja Miščević, Ministre për Integrime Evropiane
Branko Ružić, ministër i Arsimit
Jelena Begoviq, Ministre për Shkencë dhe Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik
Danica Grujiçiq, ministre e Shëndetësisë
Nikola Selakoviq, Ministër i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale
Darja Kisiq, Ministre për Kujdesin Familjar dhe Demografi
Husein Memic, Ministër i Turizmit dhe Rinisë
Zoran Gajiq, ministër i Sportit
Maja Gojkoviq, Ministre e Kulturës
Milan Krkobabiq, Ministër për Kujdesin e Fshatit
Vuçiq, në seancën e Bordit Kryesor të SNS-së, tha se Ministria e Telekomunikacionit, Ministria e Investimeve Publike dhe ministrat pa portofol kanë mbetur të paplotësuar. / Gazeta10