Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq takon Lajçakun: Serbia insiston në zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Gazeta10
19 Korrik 2023 - 19:26

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka takuar sot Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka treguar se me Lajçakun ka biseduar për raundin e fundit të bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, në një postim në Instagram, Vuçiq shkroi se Serbia vazhdon të insistojë në hapat konkretë për të shtensionuar situatën.

“Unë fola me Miroslav Lajcak për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapat konkretë që synojnë mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.” – shkroi Vuçiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.