
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se paqja dhe përshkallëzimi i situatës është detyrë kyçe për të gjithë, raporton Gazeta10.
Vuçiq këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me admiralin e NATO-s, Rob Bauer, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në rajon.
“Paqja dhe de-përshkallëzimi i situatës janë detyra kyçe për të gjithë”, ka thënë Vuçiq.
Më tej ai ka thënë se Serbia në rrafshin ushtarak është neutrale por do të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-në.
“Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n”, ka shkruar presidenti serb. / Gazeta10