Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Vuçiq: Vendimi i serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës – ndryshim historik

Gazeta10
06 November 2022 - 21:37

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se “nuk është as hera e parë dhe as e fundit që Serbia sulmohet për çështjen e Kosovës” dhe se është e rëndësishme që tani të sillet “seriozisht dhe me përgjegjësi”.

“Sigurisht që po flasim për ndryshime të mëdha politike, pothuajse tektonike”, ka theksuar Vuçiq në një intervistë për televizionin Pink, duke shtuar se vendimi i serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës është historik.

Ai theksoi se historitë se ata e kanë bërë këtë me urdhër të Beogradit janë të pakuptimta dhe se ata që thonë këtë nuk duan të shohin se çfarë duan serbët dhe me çfarë problemesh po përballen. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.