Gazeta10

Vuçiqi pas takimit me Escobarin: Folëm për zgjidhje kompromisi me Kosovën

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar sot në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, Vuçiqi deklaroi se ka pasur një bisedë “të hapur dhe të drejtë” me zyrtarin amerikan dhe se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

“Një bisedë e hapur dhe korrekte me përfaqësuesin amerikan. Besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram pas takimit, shkruan N1.

Kabineti i Vuçiqit pas takimit njoftoi se është diskutuar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe “për mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve kompromisi dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Sipas raporteve, Vuçiqi “përsëriti qëndrimin e pandryshuar” të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani “dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”.

Ai ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen që i japin dialogut të Brukselit, si dhe për angazhimin kur është fjala për sigurinë dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe formimin e asociacionit.

Vizita e Escobarin vjen vetëm pak kohë pasi Kosovën dhe Serbinë i vizitoi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, i cili në kuadër të përgatitjeve për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër më 18 mars, u takua me zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, por edhe me përfaqësues të opozitës.

Presidenca serbe njoftoi se Vuçiqi do t’u drejtohet qytetarëve nesër, më 16 mars.

Të shtunën, më 18 mars, në Ohër do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut. Ata do të priten nga kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe nga Miroslav Lajçaku

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë