Ish-diplomati, Blerim Canaj në emisionin “Raport” në Kanal10, ka thënë se ekstradimin e Milan Radojçiqit në Kosovë e sheh si të komplikuar, pasi sipas tij, Serbia më para do të burgoste vet sesa ta dorëzonte tek autoritetet kosovare.
Tutje, ai ka thënë se Kosova nuk ka një marrëveshje bilaterale me Serbinë, prandaj ekstradimi i tij është i vështirë, duke shtuar se kjo mund të përdorët nga politikanët për konsum të brendshëm.
“Te dorëzimi i Radojçiqit unë jam paksa skeptik që Serbia do e bëjë atë, unë mendoj që Serbia më para e burgos vet sesa që e dorëzon në Kosovë, të gjithë e dimë që Serbia ende e mbanë Kosovën në preambulën e saj e para, e dyta për këto ekstradimet Kosovës i duhet një marrëveshje bilaterale sikurse i ka me shtetet tjera, ne me Serbinë nuk kemi diçka të tillë, prandaj e shoh si të komplikuar mundësin e ekstradimit. Natyrisht që politikanët do ta përdorin për konsum të brendshëm, pasi jemi në kohë fushate”, ka thënë ai.
Teksa ka folur për sulmin në Ibër -Lepencë, Canaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta bëjë gabimin që e bëri në rastin e Banjskës.
“Ajo që i duhet Qeverisë tonë është që të dijë t’i qaset këtij sulmi dhe mos të na ik nga dora ashtu siç na iku edhe rasti i Banjskës, po shpresojë që do të jenë me vigjilent dhe nuk do të mundohen që ta shfrytëzojnë edhe atë për konsum të brendshëm në mënyrë që pastaj ne të humbim shumë në politikën e jashtme. Këto takime gjithmonë po janë takime ku Kosova po diskutohet si çështje e sigurisë dhe jo sikur me pas elemente që krijon stabilitet dhe paqe mirëpo sulmet po na ndodhin. Të gjithë e din se çdo sulm që ndodh në veri të Kosovës dihet se kujt i shkon në favor, e që është Serbia”, ka thënë Canaj./Gazeta 10/