Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vulin ndërhyrjen e NATO-së në vitin 1999 në Kosovë e quan agresion

Gazeta10
04 October 2022 - 10:26

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, e ka quajtur ndërhyerjen e NATO-së në vitin 1999 në Kosovë si agresion, raporton Gazeta10.

Vullin, ka thënë se për këtë që i ka ndodhur Serbisë, atij nuk iu kujtohet që Ukraina kë bërë ndonjë veprim diplomatik.

Më tej, Vullin ka thënë se nuk është vonë për të gjitha krimet e luftës dhe se ato nuk skadojnë.

Ai ka thënë se kjo është një mundësi për të treguar parime.

 “Dhjetëra djem dhe vajza serbe u vranë në bombardimet e NATO-s. Nuk më kujtohet kërkesa e Ukrainës për një seancë speciale të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo vendosja e sanksioneve kundër agresorëve të Serbisë. Nuk është vonë për Ukrainën dhe të gjitha vendet që kërkojnë gjyqi për krime lufte në konfliktin Ukrainë-Rusi, ata kërkojnë që vrasësit e fëmijëve serbë në agresionin e NATO-s të gjykohen, krimet e luftës nuk skadojnë, kjo është një mundësi për të treguar parime”, tha ministri Vulin në një deklaratë për shtyp. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.