Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vullin nga Moska thotë se Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë

Gazeta10
22 August 2022 - 15:14

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vullin, ka thënë se Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, raporton Gazeta10.

Vullin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore me rusët.

“Vulin theksoi se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e harron vëllazërinë shekullore me rusët dhe se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Vullin ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.