
Vullnetari nga Kosova, Roland Bartetzko një rrëfim special për emisionin Info10 në Kanal10, ka rrëfyer dhe momente nga lufta në një vitorin e një gresioni rus, në luftë.
Bartetzko tregoi se në Kiev kishte zbarkuar vetëm dy ditë pas sulmit të parë që kishte ndodhur, dhe ishte nisur për në Ukrainë bashkë me një grup gazetarësh francez.
Ai ka treguar se që nga ajo ditë, kishte mbetur për të qëndruar atje si vullnetar për t’i dalë në ndihmë popullit dhe ushtrisë ukrainase, shkruan Gazeta10.
Bartetzko tregon se në një vjetorin e luftës në Ukrainë, në Kiev sot shkollat ishin të mbyllura, mirëpo jeta është zhvilluar normalisht.
“Situata ka qenë kaotike në fillim, pak e frikshme sepse se kemi ditë se cfarë po ndodhë. Pastaj, u normalizua. Jam mësuar të jetojë më luftën. Pas sulmeve raketore në Kiev, s’kemi ujë, rrymë për dy –tri ditë, kemi probleme me telefonë. S’ka as nxemje. Para një muaji ka qenë e pamundur të jetohet e të punohet në Kiev. Aktualisht situata është stabile”, thotë ai.
Ndiqeni të plotë intervistën me gazetarin ukrainas.