
Raporti: Kanal10
Modele të shumta janë propozuar për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, porse ende asnjë nuk është pranuar nda palët në dialog. Njëri nga ta është modeli kroat, i cili është ofruar nga pala kosovare si bazë për rregullimin e të drejtave të pakicës serbe.
Modeli kroat për rregullimin e statusit të pakicës serbe atje, po shihet më i përafërti për t’u përdorur edhe në rastin e Kosovës.
Draft-visioni i propozuar nga kryeministri Albin Kurti, në takimin e 2 majit, i bazuar në këtë model, sipas deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, është ofruar baza dhe tani përmes dialogut palët duhet të pajtohen për realizimin konkret të tij.
Megjithatë, ai deklaroi se Qeveria e Kosovës është duke punuar për të gjetur një mekanizëm të duhur që i garanton komunitetit serb një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit.
Rrustemi ka folur edhe për raportimin e këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Komitetin për Politikë të Jashtme, në Senatin e ShBA-së.
Ndërkohë, edhe deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Përlaskaj, thotë se modeli kroat për pakicat kombëtare nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën.
Megjithatë, Lekaj-Përlaskaj thekson se ky model, implikon ligj kushtetues për pakicat, derisa me disa modifikime do të gjente lehtësisht zbatueshmëri edhe në Kosovë.
Deputetja Lekaj-Përlaskaj tregon mënyrën e funksionimit të komunitetit serb në Kroaci dhe kompetencat e këtij “Asociacioni”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur draft-vizionin për Asociacionin, i bazuar në modelin kroat, gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel./Gazeta10