Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV gjen kandidatin për Ferizaj që do të përballet me Agim Aliun e PDK-së

Gazeta10
09 August 2025 - 18:16

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Enver Halitin si kandidatin e saj për kryetar të Ferizajt, duke u përballur me Agim Aliun nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

Sipas burimeve të besueshme të Kanal10, Haliti do të jetë kandidati i VV-së për këtë qytet, një lëvizje që vjen pas një periudhe paqartësish dhe shumë diskutimesh brenda partisë.

Kjo garë duket të jetë e pa imagjinuar dhe e dorëzuar për VV-në.

I lindur më 20 janar 1977 në Ferizaj, Haliti ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet master në Menaxhment në Universitetin e Evropës Juglindore.

Ai ka një përvojë të gjatë në pozita menaxhuese, duke punuar si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër, ku ka fituar aftësi të çmuara në menaxhim dhe zhvillim strategjik.

Në dy mandate, Haliti ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në arenën lokale, Haliti ka mbajtur poste të rëndësishme, përfshirë drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt. Ai ka qenë edhe Kryesues i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Ferizajt.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.