Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

VV në Prizren: Rrënime të pakontrolluara për ndërtimin e objekteve banesore të shefit të kabinetit të kryetarit Shaqir Totaj

Gazeta10
01 October 2022 - 14:50

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka publikuar një video në Facebook ku shihen rrënime në lagjja Bazhdarhane në Prizren, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimit, këto rrënime janë bëër për të ndërtuar projektet biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt.

“Me qëllim të ndërtimit të projekteve biznesore të shefit të kabinetit të Shaqir Totajt, sot është bërë rrënimi i pakontrolluar i objekteve në këtë zonë duke mos i respektuar standardet minimale të sigurisë si dhe procedurat ligjore të parapara për këto raste. Me këtë veprim konsiderojmë se është vënë në rrezik siguria publike!”, thuhet ndër të tjera.

Tutje, bëhet e ditur se është kërcënuar fizikisht zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit, Xh.GJ.

“Lidhur me këtë rast, në muajin korrik është kërcënuar fizikisht dhe fyer rëndë zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizmit XH.GJ. nga shefi i kabinetit te Kryetarit të Komunës, i cili së bashku me Kryetarin Shaqir Totaj kërkonin të jepej leje ndërtimi një objekti shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi.”

Lagjja Bazhdarhane në Prizren ëhstë njëra nga zonat më të frekuentuara të qytetit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.