Shefi i grupit mercenar rus, Ëagner, Yevgeny Prigozhin, ka folur të dielën për anulim të planit për tërheqje të forcave nga qyteti Bahmut, në lindje të Ukrainës.
Ai i ka bërë këto deklarata, pasi ka marrë premtime përgjatë natës se grupi do të furnizohet me armatim, në mënyrë që të fitojë kontrollin e qytetit.
Prigozhin pati thënë të premten se luftëtarët e tij, të cilët po luftojnë që disa muaj për Bahmutin, do të largohen nga qyteti, sepse ata kanë mbetur pa municion, prandaj edhe janë përballur me humbje të pajustifikuara, raporton Euronews Albanian.
Ai madje i pati bërë thirrje publike ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të ndihmojnë me furnizime.