Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Walker feston ditëlindjen e 90-të në Kosovë

Gazeta10
01 June 2025 - 21:47

Ish-shefi i Misionit të OSBE-së, William Walker, 90-vjetorin e lindjes po e feston në Kosovë, konkretisht në qytetin e Pejës me mbi 200 mysafirë.

Në fjalimin e tij gjatë kësaj feste të veçantë, Walker kujtoi si 15 vjet më parë, e festoi ditëlindjen e tij të parë në Kosovë.

“Më lejoni të flas nga zemra ime. Këtu jam me njerëz që më urojnë ditëlindjen, disa i njoh prej vitesh, disa po i takoj për herë të parë. Dua ta dini se secili person në këtë sallë, nënkupton diçka shumë shumë të madhe për mua, gruan time, familjen Walker. Faleminderit shumë që ju kam këtu. Dua të them dy fjalë për dy persona këtu, gruan time Nellyn e cila e dashuron Kosovën, e poashtu kosovaren e parë që e kam njohur Vlora Çitakun të cilën e takova para 25 vitesh. Edhe një person që më mbajti gjallë kur kishte rrezik, mikun tim që punonte si sigurim, tash u martua me një kosovare. Dhe një vajzë nga Lugano që punon për Behgjet Pacollin, asistenten e tij”, tha Walker gjatë festimit të ditëlindjes./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.