Duhet Lexuar

Washington Post: Dhëndri i Trump dëshiron të kthejë një zonë të egër të Shqipërisë në një resort luksoz

Gazeta10
17 Gusht 2024 - 21:57

“Washington Post” ka publikuar sot një artikull në lidhje me investimet e Jared Kusher në Shqipëri. Artikulli flet se si dhëndri i Trump dëshiron të kthejë një zonë të egër të Shqipërisë në një vendpushim luksoz . Por potencohet se përdorimi i fondeve të huaja nga Kushner është sërish nën vëzhgim. Ambientalistët kanë frikë se resorti i planifikuar i tij luksoz mund të shkatërrojë një ekosistem delikat.

Në artikull thuhet se në një nga udhëtimet e tij të shumta në Shqipëri gjatë viteve të fundit, Jared Kushner shkoi për shëtitje përgjatë shtrirjes së vijës bregdetare të Mesdheut me duna të pacenuara rëre dhe plazhe të mbushura me shkëmbinj. Vendi, tha ai në një intervistë, ishte “madhështor” dhe tani po kërkon ta shndërrojë këtë zonë të Shqipërisë në një ndër resortet më luksoze në botë. Do të ishte projekti më i madh i Kushnerit ende duke përdorur një pjesë të fondit të tij të kapitalit privat prej rreth 3 miliardë dollarësh, financuar kryesisht nga investitorë në Arabinë Saudite dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme, duke sjellë turizmin ndërkombëtar në një zonë që ngeci gjatë viteve të komunizmit dhe neglizhencës, shkruan Washington Post.

Jared Kushner krijoi kompaninë e tij private, Affinity Partners, menjëherë pasi Trump humbi zgjedhjet. Ai punësoi ish-zyrtarë të Trump dhe mori 3 miliardë dollarë fonde, sipas dosjes së Komisionit të Letrave me Vlerë, ku përfshihen 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite.

The Washtington Post sjell në vëmendje burimin e financimit për të ngritur shqetësimin nëse Kushner ka shfrytëzuar pushtetin dhe lidhjet me Trump, gjatë kohës kur ishe president. Në artikull thuhet se financimi i Kushnerit nga burime kryesisht të huaja krijon një pamje që investitorët e Affinity nuk janë të motivuar nga interesat komerciale për të kërkuar një kthim nga investimi, por nga konsideratat strategjike të shtetasve të huaj që kërkojnë të derdhin para për individët amerikanë me lidhje personale me ish-presidentin Trump. Kushner fillimisht deklaroi se ai do të investonte një sasi të konsiderueshme të parave saudite në Izrael, por kjo nuk ka arritur të realizohet. Në vend të kësaj, Kushner është fokusuar në dy vendet e Ballkanit, Serbi dhe Shqipëri. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.