Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

William Walker nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” (VIDEO)

Gazeta10
14 January 2023 - 19:02

Raporti: Kanal10

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” ambasadori William Walker. Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Walker është mik i së vërtetës. Ndërsa, ambasadori Walker u shpreh i nderuar për çmimin që i’u nda.

Ambasadori William Walker është nderuar të shtunën me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”.

Në ceremoninë e organizuar një ditë para 24 vjetorit të masakrës së Reçakut, Walker mori gradën më të lartë të doktorit të nderit.

Ndërsa, ai u shpreh krenar për çmimin që i’u nda.

Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh se Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha Walker e ka rrezikuar veten dhe reputacionin e tij, andaj edhe e meriton çmimin e ndarë.

Ndërsa, rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi ka thënë se deklaratat publike të Walkerit pas masakrës në Reçak kanë bërë kthesë të madhe në historinë e diplomacisë ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës ka ndarë ditë më parë 70 mijë euro për botimin e një libri mbi Masakrën e Reçakut të paraqitura nga perspektiva e ambasadorit William Walker.  / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.